Aksident në autostradë, kamionin nuk e mbajnë frenat dhe ndahet në dysh

0

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në fotografitë e siguruara nga Faxweb.al vihet re se si kamioni ka dalë nga rruga dhe duket sikur është ndarë në dysh. Shkak i aksidentit mund të ketë qenë rrëshkitja si pasojë e shirave që kanë përfshirë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu