Shtyhet skandenca e Kartave të Identitetit

0

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot aktin normativ që shtyn skadencat e kartave të identitetit derisa të përfundojë gjendja e epidemisë nga COVID-19.

Më parë qeveria shqiptare ka nxjerrë katin që bën të vlefshme çdo pasaportë shqiptare që skadonte, deri në dhjetor të këtij viti, por kartat e identitetit do të skadojnë pasi të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme.

Kjo vlen për kartat e identitetit që vlefshmëria u mbaron brenda 2020.

AKT NORMATIV PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Neni 1

Pas nenit 9/1, të ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, shtohet neni 9/2, me këtë përmbajtje:

“Neni 9/2

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K ryeministri

EDI RAMA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu