Aksident në autostradën Elbasan-Tiranë, plagoset rëndë shoferi 19-vjeçar

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Një mjet është përplasur me këmbën e urës, tek nënkalimi i Saukut.

Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, një 19 vjeçar. Mësohet se për shkak të dëmtimit, është hasur vështirësi për nxjerrjen e tij nga mjeti.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse dhe drejtuesve të mjeteve në këtë segment që të nxjerrin të plagosurin, me iniciale E.K.

I plagosuri është nisur drejt spitali për të marrë shërbimin mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.06.2020, rreth orës 22:05, rrugës nga Mjull Bathore për tek Tegu, një​ mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi E.K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu