Po kalonte doganën në këmbë me 32 mijë euro, Policia i sekuestron paratë 50-vjeçarit

0

Një 50-vjeçar ka tentuar që të kalojë nga dogana e Kapshticës euro të padeklaruara, por është kapur nga autoritet dhe është vënë në hetim.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin e identifikuar me inicialet V. M..

Ai kishte me vete 32 mijë euro të padeklaruara, e ndërsa theksohet se 50-vjeçari u paraqit në doganë si këmbësor.

 

Njoftimi i plotë i Policisë
Policia Kufitare në Kapshticë parandaloi një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme. Në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe ato të policisë Korçë, në sajë të forcimit të kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Pas analizës së riskut të bërë nga shërbimet e policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit nisi procedimi penal, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprën penale Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu