Aksident në autostradën Fier–Lushnjë, përplasen dy automjete; plagoset një person

0

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Fier–Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një pasagjer ka mbetur i plagosur.

I lënduari është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e frenimit të njërit prej mjeteve në momentin kur automjeti tjetër po hynte në korsinë e ngadalësimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur normalizimin e qarkullimit dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.