THUMANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Thumanë. Mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë Fushë-Mamurrasit, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti i rëndë, ka mbetur e lënduar drejtuesja e mjetit. Ndërkohë që shkaku i aksidentit ende nuk dihet. E lënduara është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.