Aksident në aksin Belsh, përplasen dy makina, plagoset një 50-vjeçar

0

Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm në Belsh të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Në aksident u përfshinë një makinë tip “Skoda” që po udhëtonte nga Kuçova për në Elbasan si edhe një makinë tip “Volkswagen” që udhëtonte nga Elbasani për në Belsh.

Dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtëisë së madhe të njërës prej makinave.

Për fat të mirë, të tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhe nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Elbasanit.

Shkak mendohet të jetë shpejtësia, por nuk përjashtohet edhe ndikimi i motit të keq që ka përfshirë vendin ditën e sotme.


Nga aksidenti mësohet se ka mbetur i plagosur një burrë rreth moshës 50 vjeç.

Policia shkoi në vendngjarje dhe kreu veprimet proceduriale per te percaktuar shkaqet e ketij aksidenti.

Drejtuesit u shoqeruan per ne komisariat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu