E reja nga Vlora peshon 380 kg dhe nuk lëviz dot, zyra e Aleat bën kërkesën e çuditshme

0

 

Blerina Rapushi është vetëm 37 vjeçe dhe peshon plot 380 kg. Ajo vuan nga sëmundja e elefantizmit. Ajo ka kërkuar ndihmë që të aplikojë për kartë identiteti në shtëpi për shkak se nuk është në gjendje të lëvizë.

Karta e saj e identitetit skadon dhe zyrat e Aleat në Vlorë i kërkojnë të paraqitet vetë, ose që ky shërbim t’i ofrohet në shtëpi, ajo përveç pagesës 18 mijë lekë të reja, duhet të paguajë edhe 12 mijë të kartës.

Ajo ndodhet në kushte të vështira ekonomike dhe për këtë kërkon ndihmë, pasi nuk është në gjendje të lëviz nga vendi dhe mishi po i kalbet. Në kontratën e lidhur midis qeverisë së asaj kohe dhe Aleat nuk janë parashikuar raste të tilla.

Për emisionin “Fiks Fare” Blerina tha:

Kam tre vjet që jam e lënguar. Vetëm me 140 mijë lekë të vjetra mbaj jetën time. Pres të bëhet karta. Më duan atje, po unë nuk mund të lëviz. Jam 37 vjeçe dhe po vdes dita ditës.
Ndërsa vëllai i saj, Besnik Rrapushi u shpreh:

Që të bëjë kartën e identitetit duhet të bëjë edhe pasaportën. Pasaportën nuk kam pse e dua. Unë nuk do ta çoj me pushime në Karaibe. Motra ime po përgatitet të shkojë në varreza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu