Aksident në Bulqizë, makina përplas motorin, një grua në gjendje të rëndë, pritet të transportohet drejt Tiranës

0

BULQIZA- Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor që lidh ‘Lagjen e Re’ me ‘Lagjen e vjetër’ të qytetit te Bulqizës ku drejtuesi mjetit tip ‘Audi’ është përplasur me drejtuesin e një motoçiklete.

Nga ky aksident mësohet se është plagosur rëndë një grua e cila ndodhej po ashtu në motor. Aksidenti është vërejtur nga drejtuesit e mjeteve të tjerë të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.

Gjithashtu bëhet me dije se e aksidentuara është në gjendje të rëndë ku pritet helikopteri për dërgimin drejt spitalit të Traumës në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu