Aksident në Cërrik. Një mjet përplas këmbësorin i cili transportohet në spital.
Burime për infowebtv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugorë Cerrik – Belsh në lagjen Nr.3 Cërrik.
Mjeti tip “Volzvagen” me drejtues shtetasin A. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R. K., rreth 85 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.