Aksident në Devoll/ Motomjeti përplaset “kokë më kokë” me makinën, përfundojnë në spital dy drejtuesit

0

DEVOLL- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Barçanj të Devollit. Sipas informacioneve policore një motomjet me drejtues një 30-vjeçar është përplasur me një automjet tip “Toyota” me drejtues një 72-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit, të cilët ndodhen në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Devoll/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në fshatin Barçanj, Devoll, motomjeti me drejtues shtetasin I. Sh., 30 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A. K., 72 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu