Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Durrësit, ku një makinë ka përplasur një kalimtare.
Mësohet se gruaja ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës “Adria” në tjetrin, kur është përplasur nga automjeti. Si pasojë e përplasjes ajo ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e qytetit, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Nuk dihet ende gjendja e gruas, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.