FIER- 4 automjete janë përplasur si pasojë e lagështirës në Fier pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e unazës “Lukan Toska”, ku sipas njoftimeve paraprake nuk ka asnjë të lënduar përveç se dëme materiale.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për aksidentin. Uniformat dyshojnë fillimisht se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia jashtë normave të lejuara e ndikuar dhe nga lagështira e rrugës nga moti i keq.