Aksident në Fier, 46-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, 3 persona të plagosur

0

FIER- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Mësohet se një 46-vjeçare duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjerja 70-vjeçare, drejtuesja e mjetit si dhe një 46-vjeçar, po pasagjer. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 17:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”, shtetasja A. L., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja V. L., 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve si edhe po kryen ekzaminimet mjekësore shtetasi A. A., 46 vjeç dhe drejtuesja e mjetit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu