Aksident në Fier! Furgoni i preu rrugën, makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, teksa raportohet se kanë mbetur dy të lënduar, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për humbjen e kontrollit të drejtuesit të “Fordit” ka qenë një parakalim i gabuar i një fugoni, i cili i ka prerë rrugën automjetit. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.