Aksident në Fier, furgoni përplas motomjetin, përfundon në spital drejtuesit i motorit

0

FIER- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Mësohet se një furgon mallrash ka goditur një motomjet dhe si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur.

Gjithashtu i plagosuri është transportuar në spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila po heton shkaqet e plota të aksientit.