Aksident në Fier, makina përplas këmbësorin, si paraqitet gjendja e tij

0

Një automjet ka përplasur paraditen e sotme një këmbësor në Fier.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sheq i Vogël”, ku automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. Gj., ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. M., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin A. Gj. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu