Aksident në fshatin Gjorm, përplasen makinat me njëra-tjetrën, dy persona të lënduar

0

VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Vlorë-Kuç. Mësohet se nga aksidenti në fshatin Gjorm, kanë mbetur të lënduar drejtoei i mjetit Benz dhe pasagjerja. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit Fiat është larguar nga vendngjarja pas aksidentit. Dy të lënduarit janë dërguar në spital, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ‘Fiat’ është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 16:00, në rrugën Vlorë-Kuç, në fshatin Gjorm, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. Ç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi M. M dhe pasagjeri shtetasi K. M., i automjetit Benz, të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e shtetasit A. Ç, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu