Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë-Krujë-Kamëz, pranë Niklës. Dy mjete janë përfshirë në aksident, duke lënë pas dy persona të lënduar.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ato janë shoqëruar në ambientet e spitalit, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët dhe policia për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.