Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 13:15, në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”. Një makinë tip “BMW”, e drejtuar nga një shtetas gjerman, ka përplasur një grua, 38 vjeçe, e cila ishte duke ecur në trotuar. Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe po merr trajtim nga mjekët. Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga policia për hetime të mëtejshme. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
NJOFTIMI:
Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”, shtetasi gjerman M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasen Z.I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, (këmbësore), e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.