Një aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Volos, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 42-vjeçar shqiptar.
Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur afërsisht dhjetë minuta para mesnate, në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin e saj me rrugën “Ypsilantou”, kur një motor i drejtuar nga një 42-vjeçar shqiptar, që udhëtonte nga zona e Shën Anargyrit në drejtim të Larissis, është përplasur me një makinë të drejtuar nga një 26-vjeçar, banor i Volosit.
Përplasja ka qenë e fortë, fillimisht 42-vjeccari u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk mundi t’u rezistonte lëndimeve të marra, duke ndërruar kështu jetë vetëm 2 orë më vonë.