Aksident në Greqi. Makina bie në 40 m lartësi vdesin dy grekë, plagoset rëndë shqiptari

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotme në veri të Evias.

Një makinë është rrëzuar nga një shkëmb dhe ka rënë rreth 40 metra poshtë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta zjarrfikëse dhe ambulanca.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Makina për shkaqe ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një shkëmb.

Sipas informacioneve kanë mbetur të vdekur dy grekë, ndërsa një tjetër pasagjer me kombësi shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Lamias, ndërsa operacioni për nxjerrjen e dy të vdekurve vijon në këto momente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu