Aksident në Hungari/Shtatë emigrantë humbin jetën, shoferi pëplaset me banesën

0

Një makinë me targa serbe që transportonte emigrantë u përplas me një shtëpi në Hungari, duke lënë të vdekur shtatë emigrantë dhe katër të plagosur. Mediat e huaja shkruajnë se shoferi pa se policia po kontrollonte makinat në fshatin Morahalom afër kufirit serb dhe u përpoq t’i shmangte duke u larguar me shpejtësi.

Makina, e cila mbante 10 emigrantë dhe ishte nisur drejt qytetit të Szeged, më pas u përplas me një shtëpi dhe u përmbys.
Policia tha se drejtuesi i mjetit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, u ndalua dhe ndaj tij do të nisë hetimi për trafikim personash dhe shkaktim të një aksidenti masiv me fatalitet.

 



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu