Aksident në Korçë, humb jetën drejtuesi i motorit!

0

Një aksident ka ndodhur në Bulgarec të Korçës. Motori ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik-ndarësen. Drejtuesi është dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Korçës ku ka hunbur jetën.Mësohet se viktima është Sokrat Shkëmbi nga Biranji rreth 60-të vjeç.

Mësohet se motori lëvizte nga Korça në drejtim të Pogradecit, ndërkohë që ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.

 

Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat.