Një aksident ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit, ku një mjet ka përplasur një motor.
Si pasojë e këtij incidenti, drejtuesi i motorit ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve, ai është jashtë rrezikut për jetën.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Autoritetet po hetojnë për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë përplasje.