KOSOVË- Dy makina janë përfshirë pasditen e sotme në fshatin Duhel. Mësohet se nga përplasja janë plagosur dy persona. Mediat në Kosovë kanë ndarë pamje nga aksidenti teksa duket njëri mjet i përmbysur në rrugë. Edhe mjeti tjetër ka marrë dëmtime të shumta.
Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitë e Policisë së Kosovës, ambulanca dhe zjarrfikësja. Të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësorë. Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.