Aksident në Krujë, përplasen dy automjete, plagoset një efektiv policie

0

KRUJË

Një punonjës policia ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë. (foto ilustruese)

Rreth orës 06:10, në Dreven Krujë, një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Shtetasi N. H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu