Aksident në Lezhë, makina përplaset me fuoristradën, përfundojnë në spital shoferi dhe pasagjerja

0

LEZHË- Aksidentohen dy automjete në segmentin drejt fshatit Torovicë të Lezhës. Bëhet me dije se shkaku i aksidentit ishte lëvizja jo e kujdesshme e automjetit tip Benz në rrugën e ngushtë, duke mos mbajtur anën e duhur në kthesë.

Pas kësaj Benzi u përplas me një fuoristradë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjerja e Benzit, të cilët ndodhen në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu