Aksident në Librazhd, makina përplaset me kamionin, vaji nxjerr nga rruga një tjetër mjet

0

LIBRAZHD– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në kthesën e Plloçës në ngjitje, ku janë përplasur një mjet dhe një kamion. Deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Por aksidenti i ndodhur mes dy mjeteve ka shkaktuar dhe një të dytë. Kjo si pasojë se në aksidentin e parë, në mes të rrugës është derdhur vaj dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Shoferi i automjetit të dytë pretendon se edhe pse ka shkuar në vendin e ngjarjes zjarrfikësja, situata nuk është zgjidhur, mirëpo edhe në këtë rast, famtmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu