Dy të plagosurit po dërgohen në spital, por nuk dihen detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Llogara-Orikum. Dy të plagosurit po dërgohen në spital, por nuk dihen detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.
Nga ana tjetër, segmenti rrugor është bllokuar i gjithi si pasojë e këtij aksidenti dhe është krijuar një trafik.