Aksident në Milot-Thumanë/ Makina përplaset me trafikndarësen, çfarë thotë policia

0

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të dielë rreth orës 18:00 në aksin Milot-Thumanë.

Shtetasi F. N., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit, F. N., dhe dy pasagjerët, shtetasit E. K., 25 vjeç, dhe L. B., 30 vjeç, janë dëmtuar dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të sqaruar rrethanat e tij.

Njoftimi i policisë

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot-Thumanë, automjeti me drejtues shtetasin F. N., 34 vjeç, është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi F. N.,34 vjeç dhe dy pasagjerët shtetasit E. K., 25 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.