Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në vendin e punës, në një pikë grumbullimi inertesh në Krujë.
Viktimë ka mbetur 38-vjeçari Lulzim Balla nga Fushë-Kruja. Sipas informacioneve paraprake, ai është rrëzuar përpara një kamioni, ndërsa shoferi i mjetit të rëndë nuk e ka vënë re dhe e ka shtypur.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:30, ndërsa policia thotë se ka shoqëruar shoferin si dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 14.02.2024, në ambientet e një pike grumbullimi mjetesh (automjete/mjete pune), shtetasi B. L., duke drejtuar një mjet trajler, ka dëmtuar shtetasin J. B., 37 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.
Shtetasi B. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, bën me dije policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.