Aksident në Pogradec/ Furgoni humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen shoferi dhe pasagjeri i mjetit

0

POGRADEC- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Pogradecit. Sipas raportimeve një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit.

Pas përplasjes em eshtyllën mjet ka marrë para pemë dhe vazo dekorative pranë një lokali. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin. Fatmirësisht ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia ndërkohë shkoi në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, por dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga përgjumja e drejtuesit të mjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu