Aksident në Pogradec. Makina përplas për vdekje këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:45 në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Mëmëlisht, ku një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur për vdekje këmbësorin Ilir Mimini, 55 vjeç.

Shoferi i mjetit është larguar nga vendngjarja, duke e lënë viktimën pa ndihmë. Përplasja ka rezultuar fatale, duke shkaktuar vdekjen e 55-vjeçarit në vend.

Policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, me qëllim kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorit të aksidentit. Gjithashtu, po hetohen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Priten informacione të mëtejshme në vijim mbi këtë aksident tragjik.