Aksident në Potam/ Humbi kontrollin e motorit, plagoset 65-vjeçari

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Potam, Himarë, ku një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Policia ka njoftuar se 65-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motorin e tij, ndërsa ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ai ka marrë lëndime të rënda, ndërsa është dërguar në spitalin e Vlorës.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu