Aksident në qendër të Elbasanit, Benz-i përplas biçikletën

0

Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Elbasan. Siç bëhet me dije një mjet tip Benz ka përplasur një person  i cili po lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. I lënduari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu