Aksident në qendër të Peshkopisë

0

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Kryqëzimi i Bolonjës, në qendër të qytetit të Peshkopisë.

Mjeti tip “Mercedes” me drejtues shtetasin L.K. ka goditur një tjetër Mercedez me targa angleze. Mjeti me targa angleze është rrotulluar duke u kthyer në krahun e kundërt të rrugës.

Korresponenti i Klan News, Neki Feta raporton se në momentin e rrotullimit ka goditur shtetasin N.N. teksa po kalonte në trotuar, drejt vijave të bardha.

Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Peshkopisë ku po merr ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut.

Grupi hetimor po kryen veprimet, por paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara, dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu