Aksident në Rrugën e Kombit, disa të plagosur, 2 prej tyre mbeten të bllokuar në mjet

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Rrëshenit, në Rrugën e Kombit, ku janë përplasur dy mjete.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona, 2 prej të cilëve kanë mbetur të bllokuar brenda në mjet.

Zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e tyre nga mjetet dhe më pas transportimin drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ku për momentin nuk ka detaje në lidhje me identitetin e personave që kanë mbetur të plagosur, apo bllokuar në mjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu