BERAT- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në segmentin rrugor Lushnje- Berat. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 pranë Karbunarës. Sipas raportimeve aksidenti ka ndodhur pasi mjeti tip “Audi” tentoi të kalonte nga ana tjetër e rrugës dhe u përplas nga minifurgoni i cili ishte në parakalim.
Një person është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur për shkak të mos zbatimit të kodit rrugor nga të dy mjetet.





