Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrethrrotullimin e Selitës në Tiranë. Raportohet se makina është kthyer përmbys dhe ka bllokuar një korsi të rrugës. Ende nuk dihet nëse ka të plagosur brenda mjetit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





