Aksident në seri në aksin Tiranë-Durrës/ Përplasen 5 automjete

0

Një aksident në seri ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës pasditen e sotme.

5 automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë janë plagosur lehtë drejtuesit e tyre dhe më rëndë një pasagjere me inicialet S.M e cila është transportuar pë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ka shkaktuar trafik në rrugë.

Në vendngjarje ka shkuar policia për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun

Autostrada Tiranë Durrës është segmenti ku kane ndodhur mjaft aksidente rrugore veçanërisht për shkak të shpejtësisë.