Aksident në Shëngjin

0

Aklsident i frikshëm në Shëngjin. Makina përplaset me mjetin e parkuar dhe më pas rrokulliset disa herë duke u kthyer përmbys në rrugë.

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar në spital.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia dhe humbja e kontrollit të mjetit.

‘Rreth orës 20:30, në Shëngjin, shtetasi J. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një automjet të parkuar dhe ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi J. H., u transportua në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit’ njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu