Aksident në Shkodër, një i plagosur!

0

Një 62-vjeçar, teksa drejtonte motomjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në njësinë administrative Shalë.

Si pasojë e aksidentit, 62- vjeçari është plagosur dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja është duke u hetuar nga autoritetet për të zbardhur rrethanat.

“Rreth orës 14:30, në fshatin Breg i Lumit, Shalë, shtetasi M. S., 62 vjeç, dyshohet se duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti është rrezuar. Si pasojë është dëmtuar 62- vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve,” njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.