SHKOPET- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkopet. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin e rrugës dhe ka përfunduar në liqen.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy personat që ndodheshin në makinë. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor të cilët po punpojnë për zbardhjen e ngjarjes.