Aksident në Spanjë, kampionia holandeze Amy Pieters në koma artificiale…

0

Tri herë kampionia e botës në pistë, Amy Pieters, aktualisht është në koma, të shkaktuar nga mjekët, pas një aksidenti të saj, teksa stërvitej në Spanjë me kombëtaren holandeze në Calpe.

“Po prisnim fundin e botës”/ Misteri i familjes holandeze, qëndruan 9 vite të mbyllur në bodrum
Pieters ishte duke stërvitur me shoqen e skuadrës Kirsten Wild dhe pas rënies, rrethanat ende nuk janë të detajuara, ajo humbi ndjenjat dhe u dërgua me urgjencë në spitalin në Alicante, ku u operua pas dëmtimeve të rënda në kokë.

Ekipi SD Worx e dha lajmin këtë mëngjes. “Amy Pieters do të qëndrojë në koma artificiale edhe për ditët në vijim. Kur mjekët ta zgjojnë pas disa ditësh, do të mund të vlerësohet dëmtimi i mundshëm. Familja e saj ka shkuar në spital. Për momentin nuk është është e mundur të bëhen njoftime të mëtejshme, në lidhje me aksidentin dhe kërkojmë nga të gjithë që të respektojnë privatësinë e personave të përfshirë”.

Kampionia evropiane e rrugëve në vitin 2019, Amy është trashëgimtare e një familjeje çiklistët. I jati Pjetri është një ish-profesionist.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu