Aksident në Thumanë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, përplaset me trafik ndarësen

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Thumanës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, ku një 36-vjeçar, i identifikuar me inicialet Sh. K., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me trafik ndarësen.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu