Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku 28-vjeçari ka përplasur me automjet një të mitur.
Mësohet se i mituri 13-vjeçar ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit B. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka aksidentuar një të mitur 13 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.