Aksident në tunelin Tiranë-Elbasan, makina humb kontrollin dhe përplaset me murin

0

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se aksidenti ka ndodhur brenda tunelit në këtë aks.

Makina ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e tunelit, ndërkohë që shkaqet e aksidentit, ende nuk dihen. Nga aksidenti, dyshohet se ka persona të lënduar, ndërkohë që një prej akseve të tunelit është i bllokuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu