Aksident në Vlorë, përmbyset makina në mes të rrugës, një i plagosur

0

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë, pranë fshatit Skrofotin. Mësohet se një auotmjet është përmbysur në mes të rrugës në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person i cili është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.