Aksident, plagosen një djalë dhe një vajzë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme pranë fshatit Sallmone në Shijak të Durrësit. Si pasojë e këtij aksidenti, bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur dy të rinj, një djalë dhe një vajzë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 17.03.2021, në orën 16:15, në Sallmone, Shijak, shtetasi M. M., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. N., 22 vjeç. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi B. N., dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu